75 Mall Live Search
08:22 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Efekti Ronaldo, skuadra e Al Nassr hyn në histori të Arabisë

Ndikimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassar është tejet i madh.

Edhe pse 40-vjeçar, CR7 po lën gjurmë në kampionatin arab të futbollit, shkruan IndeksOnline.

Al Nassr mbrëmë shënoi një tjetër fitore, duke e mposhtur Al Okhdood, me rezultat 3-0, ku portugezi shënoi dy gola, derisa kjo ishte fitorja e 10-të në po aq ndeshje të këtij sezoni.

Pikërisht kjo fitore, ka bërë që Al Nassr të hyjë në histori, duke u bërë skuadra e parë e cila fiton 10 ndeshjet e para radhazi në kampionatin arab./IndeksOnline/