09:05 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

‘Efekti Southgate’ , shitja e jelekëve shënon ngritje për 35%

Disa postime në Twitter kanë filluar të bëjnë xhiro me pyetjen nëse trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka filluar të bëhet më tërheqës pas cdo fitore të Anglisë.

Southgate nuk ka qenë kurrë i njohur si ‘playboy’ por me performancat mbresëlënëse të Anglisë në Kupën e Botës dicka po rrezaton nga ai. Njerëzit e ndiejnë vërtetë atë.

Përvec performancës së mirë të ish-lojtarit të Aston Villës, Southgate ka rënë në sytë e të tjerëve sa i përket elegancës.

Marks dhe Spencer kanë zbuluar se shitjet e jelekëve janë ngritur në qiell ditëve të fundit, duke arritur një ngritje shitjesh në 35%. Është etiketuar si ‘Efekti Gareth Southgate’.

Paraqitjet menaxherit në fushë me kostumin e tij, bashkë me sukseset e Anglisë në Kupën e Botës deri më tani kanë arritur kulmin në këtë trend.

Dashuria e Southgate ndaj jelekut tanimë po bënë në rrjetet sociale. /IndeksOnline/