75 Mall Live Search
08:44 / E Premte, 29 Mars 2024 / G T

Efekti Xabi Alonso, e ushtron Grimaldon se si goditet drejt portës

Alex Grimaldo është një prej futbollsitëve që po befason me paraqitjet e tij me fanellën e Bayer Leverkusenit gjatë këtij sezoni.

Dhe duket se efekti i këtij suksesi është trajneri spanjoll, Xabi Alonso, shkruan Indeksonline

Klubi gjerman ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet trajneri spanjoll duke e ushtruar 28-vjeçarin të bëjë goditje nga një pozitë e vështirë për të shënuar.

Grimaldo provon pa ndihmën e Xabi Alonsos, por portieri ia kap topin pa problem.

Kurse tekniku spanjoll afrohet te lojtari i tij dhe i tregon se si duhet të bëjë goditje për ta mposhtur portierin nga ajo pozitë.

Kur, Girmaldo e provoi herën e dytë e la të shtangur portierin.

Grimaldo gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka zhvilluar 26 ndeshje, ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 12 asiste./Indeksonline/