16:56 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Efiktivi i policisë në situatë të palakmueshme, Edi Rama ia lë dorën ngritur

Janë bërë një javë që kur tërmeti i fuqishëm goditi Shqipërinë, ku la të vdekur 52 persona, ndërsa rreth 1000 të tjerë të lënduar.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë gjithë kohës ka qëndruar afër banorëve dhe zonave të prekura nga tërmeti.

Por, në tragjedi të tilla, nga lodhja, stresi dhe pagjumësia, ndodhin edhe situata të palakmueshme.

Rama jo vetëm që po dëgjon lloj-lloj hallesh nga më të ndryshmesh.

Megjithatë një efiktiv i policisë u injorua jo qëllimisht nga kryeministri, derisa ai ngriti dorën ta përshëndeste Ramën, ky i fundit nuk e pa.

E kjo video po qarkullon në rrjete sociale./Indeksonline/