22:45 / E Martë, 21 Shtator 2021 / C E

EFL – City e Liverpooli kalojnë me lehtësi kundërshtarët

Liverpooli dhe Manchester City kanë kaluar me lehtësi në fazën e 1/8 të Carabao Cup.

Reds kanë mposhtur Norwichin e Milot Rashicës me rezultat 0-3.

Golat për Liverpoolin i shënuan dy Minamino (4’ dhe 80’) dhe një tjetër Origi (50’).

Milot Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të por nuk arriti të bëj asgjë.


Fitore të thellë ka shënuar edhe Manchester City.

Skuadra e Guardiolës ka mposhtur skuadrën modeste Ëycombe me rezultat 6-1.

Golat për Cityn i realizuan De Bruyne (29’), dy Mahrez (43’ dhe 84’), Foden (45+1’), Torres (71’) dhe Palmer (89’).

Të vetmin gol për mysafirët e realizoi Hanlan në minutën e 22-të. /IndeksOnline/