75 Mall Live Search
22:21 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Egjipt, zbulohet varri antik me 35 mumje

Varr antik me 35 mumje brenda dhe me materiale që përdoreshin për funerale në antikitet, si amfora, maska dhe sende të tjera janë zbuluar në Egjipt.

Bëhet fjalë që i përket periudhës së vonë faraoinke mes shekullit të gjashtë para Krishtit dhe të katërtit pas Krishtit.

Zbulimi u bë fundjavën e lënë pas në shkretëtirën e Assuan, në sajë të gërmimeve nga një mision italo-egjiptian.

Kërkimet drejtoheshin nga Università degli Studi di Milano dhe ministria e Antikitetit në Egjipt.