Egjipti e kishte njohur pavarësinë e Kosovës kur Morsi erdhi në pushtet
Presidenti i parë i zgjedhur nga populli në Egjipt, Mohamed Morsi ndërroi jetë sot në gjykatë.
Ai ishte më meritori që sot Egjipti e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.
Pavarësisht lobimit të madh nga diplomacia kosovare, ky shtet për më shumë se 5 vite nuk e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.
“Shteti më i vjetër në botë, Egjipti ka njohur zyrtarisht tani shtetin më të ri në Evropë, Kosovën. Lajmin për njohjen zyrtare të Kosovës nga Egjipti, unë e kam pranuar nga Dr.Essamel-Haddad, Asistent i Presidentit të Egjiptit” kishte shkruar vitin 2013 në Twitter Enver Hoxhaj, që atë kohë kishte udhëhequr ministrin e jashtme. /Indeksonline/