75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 30 Janar 2022 / C E

Egjipti i Salah shkon në gjysmëfinale, eliminon Marokun pas lojës shtesë

Egjipti fitoi me përmbysje ndaj Marokut nga 0 – 1 në 2 – 1, pas plotë 120 minutave lojë.

Ylli i takimit ishte sulmuesi Mohamed Salah që shënoi dhe asistoi për të kualifikuar Kombëtaren e tij në fazën tjetër.

Maroku kaloi në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë përmes Boufal që shënoi nga pika e bardhë (7′).

Ishte Salah që shënoi një gol të bukur nga afërsia për të ‘ringjallur’ sfidën (53′). Tutje, dy skuadrat nuk arritën të shënojnë, kësisoj shkuan në kohë shtesë.

Egjipti e nisi më mirë dhe arriti të shënoi golin e fitores përmes Trezeguet që u asistua nga Salah (100′).

Kësisoj, tani Egjipti është kualifikuar në gjysmëfinale, aty ku do takohet me Kamerunin.