Egjipti kualifikohet në rundin tjetër të Kupës së Afrikës
Kombëtarja e Egjiptit është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Afrikës.
‘Faraonët’ në ndeshjen e fazës së dytë të grupit A kanë mposhtur Kongon me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.
Golat për Egjiptin i shënuan Elmohamedy në minutën e 25-të dhe Mohamed Salah në minutën e 43-të.
Egjipti është në vendin e parë me gjashtë pikë, e ndjekur nga Uganda me katër pikë. /IndeksOnline/