75 Mall Live Search
21:25 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / MSH

Egjipti organizon konferencën ndërpalestineze për të ardhmen e Gazës

Egjipti do të organizojë një konferencë që do të bashkojë fraksionet e ndryshme palestineze – për të vendosur për të ardhmen e Rripit të Gazës pas luftës, tha sot një zyrtar i lartë i Hamasit.

“Konferenca do të organizojë një dialog ndërpalestinez mbi unitetin palestinez dhe të ardhmen e Gazës, duke përfshirë çështjen e qeverishes së Rripit të Gazës”, tha zyrtari për AFP-në në kushte anonimiteti.

Hamasi njoftoi dje se ishte gati të lironte të gjithë pengjet, por nuk përmendi çarmatimin dhe largimin e tij nga territori palestinez – pas përfundimit të luftës, që është pika kyçe e planit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai gjithashtu theksoi se do të merrte pjesë në diskutimet mbi të ardhmen e territorit palestinez.