Egjiptit ju deshën vazhdimet për ta eliminuar Beninin, kalon në çerek-finale
Egjipti ka arritur të kualifikohet në çerek-finalet e Kupës së Afrikës.
Ata mposhtën Beninin me rezultat 3-1, pas vazhdimeve me ndeshjen që u zhvillua në Agadir.
Golat për Egjiptin i realizoi Attia,Ibrahim dhe Salah, ndërsa për Beninin ishte Dossou ai që shënoi.
Egjipti, në çerek-finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Bregu i Fildishtë-Burkina Faso./IndeksOnline/

