75 Mall Live Search
07:39 / E Martë, 11 Qershor 2024 / AR

Egla eksperimenton me pamjen, ja si duket

Fituesja e edicionit të tretë të “BBV”, sapo ka ndarë në llogarinë personale të Instagram-it një video me ndjekësit e saj ku ka treguar ndryshimin që ka bërë së fundmi në pamje.

Tani Egla ka marrë një tjetër hije, teksa flokët e saj janë në ngjyrë të kuqe.

Egla nuk është një tip eksperimentues me look-un e saj, por duhet thënë që ngjyra e kuqe në flokët e saj i shkon shumë.

Rikujtojmë që Egla fitoi “BBV3” përballë aktorit të humorit Julian Deda, duke u bërë kështu femra e parë që fiton një edicion të “BB”.