75 Mall Live Search
17:02 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / F.R

Egli flet për lamtumirën e vëllait të Gjestit: “Atë ditë humbi njerëzimi”

Egli Tako ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur mbi ngjarjet e vitit të kaluar pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania 4.

Gjatë bisedës, ajo u pyet edhe për një moment që qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale, që lidhej me një ngjarje të trishtë.

E pyetur për praninë e saj në ceremoninë mortore të vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik, Egli u tregua shumë e matur. Ajo theksoi se nuk dëshiron të përdorë këtë temë për diskutim, duke treguar respekt të plotë për dhimbjen e familjes. “E respektoj dhimbjen e tyre deri në fund dhe nuk dua të flas fare”, u shpreh këngëtarja.

Megjithatë, Egli nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si u trajtua ai moment nga njerëzit që po filmonin dhe fotografonin në ato çaste private. “Di vetëm të tell që atë ditë vdiq edhe njerëzimi,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se sytë e publikut dhe telefonat e drejtuar drejt tyre ishin të papërshtatshëm në një ditë të tillë fatkeqësie.