75 Mall Live Search
14:47 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / B XH

Egli Tako merr vendim për emisionin e saj pas shpalljes së zisë kombëtare

Këngëtarja dhe moderatorja shqiptare, Egli Tako ka njoftuar se emisioni i saj “Yes Day” nuk do të transmetohet këtë të diel.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ky vendim është marrë në respekt të zisë kombëtare të shpallur nga Këshilli i Ministrave me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit Fatos Nano, raporton IndeksOnline.

“Ne respekt të zisë kombëtare të shpallur nga Këshilli i Ministrave dua t’ju njoftoj se ‘Yes Day’ nuk do të jetë në transmetim ditën e sotme. Shihemi të dielën e ardhshme”, ka shkruar Egli.

Ky gjest i saj është pritur me shumë respekt nga ndjekësit në rrjete sociale. /IndeksOnline/