Egli Tako “shpërthen” me postimin epik: “Do e laj vetë ashensorin!”
Egli Tako ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një reagim që po bën xhiron e internetit.
Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, ajo ka ndarë një mesazh që shumëkush e ka marrë si kunjë për mungesën e pastërtisë në ambientet e përbashkëta, shkruan Indeksonline.
“Do marr një ditë një leckë dhe Ajax dhe do laj xhamin e ashensorit sepse dikush duhet ta bëjeeee”, shkruan ajo, duke shoqëruar postimin me tone ironike.
Nuk është hera e parë që Egli bëhet virale për deklarata spontane, të cilat shpesh kthehen në lajme në portalet rozë.
Duket se edhe këtë herë, një situatë e përditshme si pastërtia në ashensor është kthyer në temë diskutimi në rrjet falë një statusi që shumëkush e gjeti veten./Indeksonline/


