75 Mall Live Search
23:58 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / Gj. Sh

Egnatia eliminohet nga Liga e Kampionëve

Egnatia është eliminuar nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Skuadra shqiptare ishte e pafat ndaj skuadrës nga Bosnja, Borac Banja Luka, duke u mposhtur pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt e ndeshjes së dytë përfundoi me fitoren e Egnatias me rezultat 2-1, derisa rezultati mbeti i pandryshuar edhe në ectra-time.

Në ekzekutimin e penalltive, futbollistët e Boracit ë u treguan më të saktë, duke fituar me rezultat 4-1.

Skuadra nga Rogozhina kaloi e para në epërsi me golin e Melih Ibrahimoglu, në minutën e 17-të.

Jovo Lukic barazoi shifrat në minutën e 30-të. Skuadrat shkuan në pushim me barazim 1-1.

Egnatias riktheu epërsinë me golin e sulmuesit nga Bregu i Fildisht, Lorougnon Doukouo, në minutën e 82-të/IndeksOnline/