Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë, mposht Kukësin në finale dhe vijon rrugën e lavdisë

Egnatia është fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Rrogozhinasit mposhtën në finale Kukësin me rezultatin minimal 0-1. Heroi i jeshilëve ishte Edison Ndreca me golin e tij në pjesën e parë.
Një ndeshje me emocione e drithërima deri në minutën e fundit teksa kulmoi në pjesën e dytë. Një pretendim për penallti i Kukësit ndezi atmosferën e cila u ul më pas nga ndërhyrja e VAR. Pak minuta më vonë, Egnatia fiton një 11-metërsh të cilën e pret portieri Tafas duke mbajtur gjallë shpresën për trofe.
Nuk ka gol deri në fund dhe Egnatia shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë për herë të dytë rradhazi dhe të dytin në historinë e saj.