21:00 / E Diele, 26 Maj 2024 / G T

Egnatia kampion në Shqipëri, mposhtë minimalisht Partizanin në finale

Skuadra e Egnatias ka shkruar historinë e futbollit shqiptar duke fituar titullin kampion me sistemin e ri të play-offit.

Egnatia mposhti minimalisht 1:0 kundërshtarin e saj, Partizanin në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, shkruan Indeksonline

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi lojtari turk, Melih Ibrahimoglu.

Kujtojmë që kjo ishte hera e parë që Egnatia shpallet kampion i Superiores së Shqipërisë./Indeksonline/