75 Mall Live Search
20:56 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / G T

Egnatia shpëton me një lojtar më pak, e mbyll me barazim ndaj Petrocubit

Skuadra shqiptare, Egnatia ka barazuar 1:1 ndaj Petrocubit në ndeshjen e parë të play-offit për Ligën e Kampionëve.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Popescu në sekondat e para të ndeshjes, shkruan Indeksonline

Më pas, goli i barazimit u shënua në minutën e 35’të me anë të Altin Kryeziut.

Në fundin e pjesës së parë, skuadra shqiptare mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Ishte Aleksi që u ndëshku me karton të kuq direkt.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat nuk e gjetën rrugën e rrjetës. Kështu që ndeshja kthyese në Tiranë do të vendos gjithçka./Indeksonline/