Egzon Shala mposhtet në repesazh
Egzon Shala u ndal në repesazh (riparaqitje) nga siriani Badza Khutaba, në kategorinë -125 kg të kampionatit botëror të mundjes, që po mbahet në Astana.
Mundësi ynë ishte duke fituar 7:3, por më pas kundërshtari riktheu rezultatin në favor të vetin, 14:9.
Fitorja do t’i mundësonte Shalës të luftonte për medaljen e bronztë botërore.
Me një fitore të shënuar, Egzoni fitoi pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020./Indeksonline/