21:32 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ehaida Dani ka ditëlindjen, nuk harron ta urojë dhe Kosovën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani sot ka festuar ditëlindjen.
Artistja që shquhet për zërin e saj të fuqishëm, përmes një fotografie dhe shkrimi të postuar në llogarinë e saj Instagram ka falënderuar të gjithë për urimet që i kanë bërë.

Në këtë falënderim, ajo s’ka harruar ta urojë edhe Kosovën në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Gëzuar Kosova ime”, ka shkruar ajo./Indeksonline/