13:24 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / LB

Ehat Miftaraj thotë se ky është vendimi më i mirë që ka marrë Qeveria Kurti 2

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftarajn ka thënë se vendimi më i mirë dhe më përmbajtjesor që ka marrë Qeveria Kurti është miratimi i Strategjisë për Sektorin e Sundimit te Ligjit, transmeton “Indeksonline”.

Me këtë vendim, sipas tij, duhet të jenë krenar të gjithë ministrat e drejtësisë që kanë punuar në këtë strategji në pesë vitet e fundit, ekspertët vendor e ndërkombëtarë, si dhe partnerët ndërkombëtare që kanë ndihmuar ministrinë e drejtësisë.

Postimi i plotë i Ehat Miftarajt:

Vendimi me i mire dhe me përmbajtjesor qe ka marr qeveria Kurti qe nga formimi i saj është miratimi i Strategjisë per Sektorin e Sundimit te Ligjit.

Vetem vullneti politik, koordinimi dhe bashkëpunimi institucional ne zbatimin e kësaj Strategjie, mund te bej ndryshimin, mund te kthej besimin e publikut ne sistemin e drejtesise, mund te kemi gjyqësor te pavarur dhe te paanshëm dhe mund te kemi shprese se do te luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. 

Lajm i jashtëzakonshëm.  Sot me kete vendim duhet te jene krenar te gjithe ministrat e drejtesise qe kane punuar ne kete Strategji ne pese vitet e fundit, ekspertet vendore dhe nderkombetare, partneret nderkombetare qe kane ndihmuar Ministrine e Drejtesise, si US Embassy, EU office, UK Embassy, USAID, shoqeria civile, etj.