75 Mall Live Search
12:08 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / AR

Einxhel akuzon një tjetër TV për pagesë, “shpërthen” gazetarja shqiptare: S’ke punuar asnjë orë!

Debati që u zhvillua në edicionin e së martës mes Donaldit dhe Einxhel shkaktoj debate të forta.

Einxhel ishte ajo e cila tha se binjakët nuk e kanë paguar, por që i kundërpërgjigjej Donaldi duke ia listuar vendet televizive në të cilat është larguar për të njëjtat arsye, shkruan Indeksonline.

Einxhel së fundmi ka biseduar edhe me banorët e tjerë të shtëpisë, duke përmendur televizionin “Ora News”.

Sipas saj, ata nuk i kanë dhënë asnjë cent.

Për këtë ka reaguar gazetarja Ester, e cila këtë deklaratë të saj e quajti mashtrim.

“Mashtrim! S’ke punuar asnjë orë të RTV Ora. Kjo s’është në terezi. Kam 9 vjet une aty përditë, s’të kam parë njëherë! Mos gënje”, shkruan gazetarja krah videos./Indeksonline/