Einxhel flet pas incidentit: Shpëtuan Iliri dhe Donaldi prej meje

Banorja e Big Brother Vip, Eixhel Shkira gjatë një loje në shtëpi e ka thyer krahun.
Ajo iu nënshtrua një operacioni, nga i cili doli me sukses dhe tani po ndihet më mirë.
Eixhel në një lidhje direkte në spektalin e sontëm të BBV u shpreh se po ndihet më mirë dhe i falenderoi banorët për kujdesin që kanë treguar ndaj saj, pas kësaj incidenti.
Gjatë kohës kur ajo po shkonte në spital, kishte thënë që banorët po mendonin se ajo po bënte shaka.
Gjithashtu, ajo edhe në këtë gjendje e bëri një shaka që lidhej me dy kundërshtarët e saj, Ilirin dhe Donaldin.
“Më duket se shpëtuan Iliri dhe Donaldi prej meje”, u shpreh ajo.
