Einxhel i bie pishman, detaji që e nxori zbuluar për bebin!

Gjatë ditës së sotme, Dj Dagz feston ditëlindjen.
Nga urimet e shumta që pranoi në rrjetin social Instagram, mori vëmendje ai i të dashurës së tij, Einxhel Shkira, shkruan Indeksonline.

Me të ka nisur romancën gjatë qëndrimit në “BBV” ku edhe pas daljes duket se kanë raport të mrekullueshëm.
Einxhel përmblodhi disa nga momentet më të bukura që nga fillimi i njohjes së tyre por që vëmendje mori urimi i saj.

Në fund të urimit kishte shkruar: Ne të duam, ndërsa pasi bëri bujë në media duke lenë dyshime se mund të jetë shtatzënë ajo e ndryshoi duke bërë në njëjës “Të dua”.

Se cila është e vërteta ende nuk dihet, pasi dyshja po bien në sy me postimet e tyre në rrjete sociale, por qe ende nuk kanë konfirmuar asgjë./Indeksonline/
