75 Mall Live Search
12:13 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / mp

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz bëhen prindër për herë të dytë

Familja e Einxhel Shkirës dhe partnerit të saj DJ Dagz është zgjeruar me një anëtar të ri. Çifti i njohur i showbizit shqiptar janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Einxhel, përmes një postimi emocional në Instagram. Ajo ndau me ndjekësit një video të shoqëruar me këngën e ndjerë të Alban Skënderajt dhe Miriam Canit “Jeta ime”, duke zbuluar kështu ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë.

Sipas asaj që shihet në video, Einxhel ka sjell në jetë fëmijën, më 10 prill, por ka zgjedhur ta ndajë lajmin me publikun më shumë se një muaj e gjysmë më vonë.

Einxhel dhe Dagz janë tashmë prindër të Trev-it, djali i tyre i parë, i cili tani ka marrë rolin e vëllait të madh. Ky moment i veçantë shënon një tjetër kapitull të lumtur për çiftin, të cilët kanë pushtuar zemrat e publikut që prej lidhjes së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.