75 Mall Live Search
14:07 / E Premte, 12 Janar 2024 / L K

Einxhel Shkira pret flokët live në Tik Tok dhe rezultati nuk doli fare siç dëshironte ajo

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka vendosur që vitin e ri 2024 ta nisë me një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Shkira ka habitur të gjithë ndjekësit në Tik Tok me vendimin për të prerë flokët me duart e saj.

Personazhi i njohur televiziv ka shpjeguar se nuk dallohet për ndonjë flok të shëndetshëm dhe se ato që momentalisht ka, janë extensions.

Kështu që moderatorja ka marrë një palë gërshërë dhe i ka prerë vetë flokët e saj, përpara pasqyrës, ndërkohë që komunikonte me ndjekësit e saj.

Rezultati përfundimtar nuk ka qenë aspak çfarë Einxhel ka dashur, kështu që ajo iu ka treguar fansave se tashmë i duhet të shkojë urgjent të profesionistët që t’ja rregullojnë flokët.