Einxhel Shkira së shpejti në ekran: “Do të shihemi siç doni ju të më shihni”
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/einxhel_shkira_277922680_1612067035827807_8398012363815971073_n-e1650283400625.jpg)
Me sa duket Einxhel Shkira do të rikthehet së shpejti në ekran!
Së fundmi, u përfol se Einxhel Shkira do të jetë pjesë e edicionit të katërt të BBV, ku do të marrin pjesë ish-banorët më të përfolur gjatë tre edicioneve, por me anë të përgjigjes së saj të fundit, e vë pak në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj.
Në foton që postoi dje, një ndjekëse e pyeti nëse do të jetë pjesë e edicionit të katërt të BBV.
Einxhel, do të të shohim sërish në “Big” siç po lexojmë? Megjithëse do të doja të të shihja duke shkëlqyer në TV, jo sërish pjesë e atij formati, pyeti ndjekësja.
Nga ana tjetër, Einxhel u përgjigj se do ta shohim shumë shpejt në ekran, pa dhënë më shumë detaje se në cilin format.
Në TV e sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni, u përgjigj Einxheli.