23:25 / E Shtunë, 22 Janar 2022 / SH F

Einxhel s’po mund ta përballojë largimin e Dagz, kujton përkujdesjen e tij

Dagz nuk arriti të jetë në finale.

Dj kosovar u eliminua të martën nga Big Brother Vip, ku fajtor për nominimin e tij banorët panë Donaldin i cili nuk e shpëtoi nga nominimi me zingjirë.

Me këtë nuk i mbeti në gjysmë vetëm rrugëtimi drejt finales e drejt cmimit prej 100 mijë eurove, por edhe lidhja e tij me Einxhel njërën nga konkurrentet më të forta të këtij formati.

E që nga dalja e tij Einxhel s’po e heqë nga goja Dagzin, së fundmi ajo ka kujtuar përkujdesjen që i bënte ai kur i përgatiste ushqim.

Ndryshe, pak më parë Einxhel u deklarua se Donaldit nuk do t’ia falë asnjëherë tradhëtinë ndaj Dagz.