Einxhel thotë se pavarësia e Kosovës është me 16 shkurt

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë patur temë Kosovën sot.
Gjatë debatit, Einxhel këmbëngul se pavarësia e Kosovës daton me 16 shkurt. Donaldi i ka reaguar duke thënë se është më datë 17 shkurt.
Einxhel e ka sygjeruar Donaldin të shkojë dhe të pyes në dhomën e rrëfimit për konfirmimin e datës së saktë.
Donaldi ka reaguar duke thënë se e di përafërsisht edhe orën e saktë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës./Indeksonline/