Einxhel tregon si e “korrupton” Dagzin për t’u kthyer në shtëpi

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një prej çifteve më simpatike të shoubizit.
Gazetarja dhe Dj i njohur, pavarësisht se mundohen të kalojnë sa më shumë kohë bashkë, prapëseprapë detyrohen të largohen me raste, për shkak të angazhimeve, shkruan IndeksOnline.
Por, duket se Einxhel ka gjetur një formë për të kthyer Dagzin në shtëpi.
Ajo ka publikuar një fotografi të bisedës me Dagzin, ku i ka dërguar furrën me ushqimet duke pjekur.
“Si ta sjell në shtëpi me kohë”, u shpreh Einxhel.
