75 Mall Live Search
17:52 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Eja në Interex dhe ne do ju japim ushqime falas”, faqja fake e cila po luan me qytetarët

Mashtrimet me faqe të ndryshme në rrjete sociale nuk kanë të ndalur.

Madje sulmet kibernetike këtë herë kapën edhe supermarketin e njohur në Kosovë “Interex”.

Disa persona të panjohur, kanë hapur një faqe “fake”me emrin e Interexit, duke i ftuar qytetarët me nevoja sociale, që të shkojnë në këtë supermarket dhe të marrin ushqime falas, shkruan IndeksOnline.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i faqes së vërtetë, asaj zyrtare të “Interex-it”, ku kanë njoftuar se faqja e lartëcekur e cila numëron 715 pëlqime, është faqe e rrejshme apo “fake”.

Në fotografinë e postuar nga faqja zyrtare e Interex-it, shihet një qytetar i cili i shkruan faqes “fake” për lojën e njohur, 60 sekondëshe, duke i thënë se ai ka nevojë për lojën 60 sekondëshe pasi që nuk qëndron mirë financiarisht.

Faqja e rrejshme e “Interex” i përgjigjet se ai mund të shkojë dhe të marr ushqime falas në supermarket. /IndeksOnline/