09:53 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / A. M.

EJA në Park Residence, Jeto në Prishtinën e Re!

Mbi “Themelet e Prishtinës së Re”, ky është slogani që më së miri përshkruan të ardhmen e ndërtimit. Një koncept unik ndërtimi, një investim i jashtëzakonshëm në infrastrukturë dhe ndërtimin modern sot e kanë adresën në Park Residence.

Mënyra e të jetuarit sipas standardeve më të larta, infrastruktura, zgjidhja urbane, investimi dhe perspektiva për të ardhmen të gjitha ndodhen në Park Residence, është më shumë se sa një kompleks banesor, është mënyra e re e të jetuarit.

Është duke u punuar me një dinamik të shtuar, janë përfunduar tashmë 6 ndërtesat e para, familjet e para përfshirë dhe një pjesë e administratës do të gëzojnë privilegjin të fillojnë jetën në atë që njihet si më e bukura e Prishtinës -Park Residence.

Park Residence, përbëhet prej gjithsej 27 ndërtesave. Këtë vit Berisha Group po e përmbyll duke u pajisur edhe me 21 lejet e nevojshme për ndërtesat që do të shënojnë të ardhmen në Prishtinën e Re. Më shumë se 1 hektar janë hapësirë e gjelbër në projektin e planit urbanistik të

Prishtinës së Re që parasheh gjelbërimin si një nga pikat më të forta. Park Residence, është një vend ku banorët do të kthejnë në kujtesën e tyre Çarshinë e Vjetër të Prishtinës, e punuar me kalldrëm duke inkorporuar në vete bizneset artizanale dhe kafiteritë që i japin shpirt në mëngjesin e hershëm, mesditën dhe natën e mrekullueshme.

Brendet më të mëdha botërore do të shtrihen në Qendrën Tregtare, që është duke u finalizuar ndërsa qysh tani ka ngre shtat hapësira e fuqishme e ndërtimit. Park Residence është një kompleks që do të ketë 27  ndërtesa brenda vetës, ndërsa është menduar deri në detajin e fundit që këto objekte të kenë dhe lidhje mes vete, duke krijuar shtigje ecjeje dhe një panoramë unike. Administrata dhe qendra kreative janë dy përparësi të mëdha të mbarë projektit Park Residence.

E gjithë infrastruktura për fëmijë, prindër dhe gjenerata më të vjetra është menduar dhe është në harmoni të plotë.

Puna në ekipet e Berisha Group, që është investitor i këtij projekti, është ndarë në faza. Gjithçka është menduar të ketë jetë, ndërsa ndërtimi vazhdon. Banorët e parë shumë shpejt do të akomodohen, ndërsa fazat e ndërtimit do të vazhdojnë pa penguar jetën dhe zhvillimin e biznesit. Një projekt që shkon përtej parashikimeve. Për të parë nga afër projektin, për të cilin do të ju mbajmë të informuar në të gjitha fazat e tij, Ju mund të ofroheni në zyrat e Berisha Group, ku do të takoni stafin që punojnë dhe mbikëqyrin punimet në Park Residence.

Në Park Residence keni mënyra të mira të pagesës edhe nëse jetoni jashtë Kosovës. Ju keni mundësi të merrni kredi në cilëndo bankë në Kosovë, duke paguar për 15 vite.

Kontakto pa pagesë

0800 80 700

044 901 700