07:27 / E Premte, 25 Shtator 2020

Ejakulimi i vonuar, problemi seksual për të cilin burrat kanë turp dhe frikë të flasin

Kur flasim për problemet seksuale të burrave zakonisht trajtojmë ( duke përfshirë edhe Tabu Blog) ato që kanë të bëjnë me uljen e potencës seksuale, problemet me ereksionin apo ejakulimin e shpejtë.

Në të vërtetë ekziston një tjetër problematikë, e heshtur, që quhet ejakulim i vonshëm, që është përcaktuar nga Master dhe Johnson, si “ pamundësi ejakulimi” e karakterizuar nga shfaqje dhe variante të ndryshme, pra grada të ndryshme serioziteti, përcjell Living.

Këto variojnë nga ejakulimi gjatë natës ( pra i kryer pa vetëdije) deri te ejakulimi nëpërmjet auto-erotizmit apo te ejakulimi i cili vjen nga praktika që kryen partneri. Të gjithë elementët e tjerë seksualë siç janë eksitimi apo aftësia e ereksionit janë të paprekura, i vetmi element që ndryshon është ejakulimi që mund të vijë me vonesë apo mos të ndodhë fare.

Mund të ketë arsye të ndryshme se pse kjo ndodh: fizike, psikologjike apo të dyja, ndonëse ato fizike janë më të rralla. Të gjithë faktorët fizikë janë më të rrallë sepse shoqërohen apo ndikohen nga përdorimi i barnave, anti-depresivëve, ndërhyrjeve kirurgjikale apo trauma të ndryshme.

Ndërkohë që te faktorët psikologjikë mund të përmendim marrëdhënien në çift dhe faktorët psikologjikë që ndikohen nga kjo marrëdhënie. Mund të mendojnë që vuajmë nga anaorgazma ( mungesa e orgazmës) ndërkohë që thjesht nuk dimë si të dhurojmë kënaqësi ( edhe vetes, edhe tjetrit ). Mund të ketë mungesë informacioni rreth dinamikave seksuale, shpesh herë për shkak të frikës apo ndjenjës së fajit që nuk lejon eksperimentimin dhe eksplorimin e seksualitetit.

Nëse ndjenja e fajit dhe e frikës kanë epërsi mund të jetë sepse:

· Mund të ketë vështirësi në zhvillimin e një praktike masturbimi duke bindur veten që kemi vështirësi në arritjen e orgazmës.

· Mund të ketë vështirësi komunikimi në çift, rreth nevojave apo dëshirave më të thella.

· Mund të kërkojmë me pavetëdije një partner më pak joshës dhe si rrjedhojë të evitojmë raportin seksual.

· Mund të kërkojmë raporte seksuale në situata pak të volitshme.

· Mund të mos lejojmë partneren të na stimulojë në mënyrën e duhur.

· Mund të na fluturojë mendja në situata të tjera aspak erotike duke humbur sensin e eksitimit.