Ejupi e përfaqëson FC Prishtinën në ECA, takohet me kryetarin e UEFA-s, Aleksander Ceferin

FC Prishtina mori pjesë në Asamblenë e 27-të të Asociacionit Evropian të Klubeve (Europian Club Associaction) që u organizua të hënën në Vjenë të Austrisë.
Asambleja e Përgjithshme u drejtua nga kryetari Nasser Al-Khelaifi, i cili njëkohësisht është edhe president i skuadrës së madhe franceze, Paris Saint Germain.
Në këtë Asamble pikë kryesore e diskutimit ishte stabiliteti financiar i klubeve evropiane.
FC Prishtinën në mesin e 247 klubeve evropiane po e përfaqëson presidenti Remzi Ejupi.
Në këtë asamble po merr pjesë edhe kryetari i UEFA-s, Aleksander Ceferin, nofton faqja zyrtare klubit, FC Prishtina, përcjell Zeri.info. https://zeri.info/inarticle.html
Ejupi është takuar me numrin një të UEFA-s, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në futbollin e Kosovës.
Remzi Ejupi takime pati edhe me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, legjendën e futbollit gjerman Oliver Khan, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Asociacionit Evropian të Klubeve si dhe presidentin e Fenerbahçes, Ali Koç.