12:45 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ejupi-Hajzeraj: Do të jem zë i rinisë, sportit dhe diasporës

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, ka thënë se treguar dy çështjet që do duhej të ishin prioritete nacionale.

Ajo ka thënë se me zhvillimin e sportit dhe përkrahjen e rinisë do të krijohet një shtet i shëndosh, përcjellë IndeksOnline.

“Ne do ta ngjallim sportin nëpër shkolla, do i  ofrojmë hapësira më të mëdha të veprimit, do krijojmë partneritet me federata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare, duke u ofruar kështu të rinjve edhe qasje me të lehtë në tregun e sportit ndërkombëtare”.

Ajo premtoi se në qeverinë e ardhshme, të udhëhequr nga koalicioni AAK-PSD, do të jetë zë i rinisë, sportit dhe tërë diasporës.

“Ne do ta zhvillojmë sportin dhe do ta përkrahim rininë, sepse sporti është lëvizje, e levizja vetë shëndetit, e një rini e shëndoshë na krijon një shtet të shëndosh”, ka shkruar ajo.

Ky është postimi i saj i plotë:

Rinia dhe sporti duhen te jene një ndër prioritetet nacionale!

-Përgatitja e të rinjëve për tregun e punës përmes sistemit të shkollimit dual

-Promovimi dhe  Mobilizimi i rinisë për pjesëmarrje ne sport

-Krijimi i Infrastrukturave Sportive

-Stimulimin për angazhimin e tyre në sport, çoftë ajo rekreative, amatore apo profesionale.

 -Krijimi I një mjedisi të shëndetshëm  psiko-fizik dhe social, dhe

 -Promovimi i shtetit dhe ndërkombëtarizimi përmes Sportit

Të gjitha këto mund të realizohen shumë lehtë sepse Federatat ndërkombëtare ofrojnë asistence teknike për të zhvilluar politikat nacionale të sportit, duke e përfshirë  sportin si mjet për zhvillimin nacional, avancimin e të drejtave gjinore, dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut dhe zhvillimit të hershëm të të rinjve.

Ne do ta ngjallim sportin nëpër shkolla, do i  ofrojmë hapësira më të mëdha të veprimit, do krijojmë partneritet me federata të tjera regjonale dhe ndërkombëtare duke ju ofruar kështu të rinjëve edhe qasje me të lehtë në tregun e sportit ndërkombëtare!

Kosova ende nuk shfrytëzon plotësisht mundësitë dhe qasjen në fonde sportive ndërkombëtare!

Ne do ta zhvillojmë sportin dhe do ta përkrahim rininë sepse sporti është lëvizje e lëvizja vetë shëndetit, e një rini e shëndoshë na krijon një shtet të shëndosh.

Unë do të jem zëri i rinisë , sportit  dhe i tërë diaspores.