14:28 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Ejupi-Hajzeraj takon të fuqishmit e sportit botëror, priten lajme të mira për Kosovën

Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka takuar krerët e Federatës Evropiane të Atletikës. Në këtë takim janë duke u diskutuar edhe disa projekte për Kosovën.

Një nga to është edhe mundësia e organizimit të Kampionatit Ballkanik për të Rinj në Kosovë.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve janë edhe projekte të tjera zhvillimore, siç është ai i ndërtimit të stadiumit të ri.

Pranvera Ejupi- Hajzeraj është përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Evropiane të Atletikës./Indeksonline/