Ejupi i nervozuar me lojtarët e tij: Nuk respektuan rregullat, shkonin në kafiteri

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi ka deklaruar se lojtarët e skuadrës së tij nuk i kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë qëndruar në shtëpi siç u është rekomanduar.
Në një emision në Kanal10, numri një i skuadrës nga kryeqyteti është shprehur se disa lojtarë e kanë kaluar kohën në kafiteri.
“Kam parë dhe kam dëgjuar që lojtarët [e Prishtinës] edhe pse jemi munduar që t’i bindim që të rrinë në shtëpi dhe të jenë sa më shumë të kujdesshëm, shumica e tyre e kanë kaluar kohën nëpër kafiteri”, është shprehur Ejupi.
Prishtina mund të eliminohet nga garat evropiane pasi për shkak te tetë lojtarëve që dolën pozitiv është anuluar ndeshja kundër Lincoln. /IndeksOnline/