Ejupi: Nuk e kemi ndërmend ta shkarkojmë Josën
Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi edhe pas eliminimit nga Digitalb Kupa vazhdon ta mbështesë trajnerin Mirel Josa.
Ai ka deklaruar që Josa ka kontratë 3 vjeçare me Prishtinën dhe sipas Ejupit, trajneri shqiptarë do të mbetet gjatë te ekipi nga kryeqyteti.
“Josa është trajner i dëshmuar që ka fituar shumë tituj në Shqipëri. Ai është trajneri i duhur për ta udhëhequr Prishtinën” deklaroi Ejupi.
Prishtina është në vendin e parë në Superligë dhe po kërkon titullin e kampionit pas 6 vitesh. /Indeksonline/