75 Mall Live Search
21:11 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

Ejupi: Nuk kam pasur qëllim të vrasë Xhavit Halitin, është i ndershëm

I burgosuri Shkumbin Mehmeti kishte akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi se kishin ngarkuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, por që plani kishte ngecur.

‘’Xhavit Halitit ia kam dhënë njoftimin se ka qenë cak i këtij grupi. Agroni nuk e ka leju me vra Halitin. Ibrahim Kelmendi dhe Qerim Kelmendi e ka bind me vra atë. Motivin e saktë nuk e di. Është thënë që për shkak të fondit Vendlidhja Thërret”ka thënë sonte në Tv Dukagjini, transmeton IndeksOnline.

“Nuk kam pasur qëllim të vrasë Xhavit Halitin, është i ndershëm”, theksoi tutje ai.