75 Mall Live Search
15:54 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerim

Ekipet e AME-së janë duke bërë evakuimin e qytetarëve në fshatin Nedakovc të Vushtrrisë

Pas ngritjes se nivelit te gatishmërisë kombëtar, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga vërshimet, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, me të gjitha kapacitetet e saja, duke aktivizuar edhe Qendrën Operative të Agjencisë dhe Qendrat Operative Regjionale 112, në nivelin më të lartë, për të menaxhuar koordinuar dhe ofruar mbështetje për qytetarët dhe institucionet vendore nga përmbytjet qe janë shkaktuar  nga vërshimet, si pasojë e reshjeve atmosferike.

“Ekipet e AME-së për Pompim të Kapacitetit të Lartë dhe ato të Kërkim Shpëtimit në Ujëra Sipërfaqësorë, gjate ditës së djeshme me datë 11.01.2021, kanë intervenuar në disa lokacioni si: në Korporatën Energjetike të Kosovës TEC A, ku kanë parandaluar përmbytjet dhe avaritë e mundshme  në Korporatë, intervenimi në QKUK, ku kanë parandaluar dhe kanë larguar ujërat qe kishin përmbytur ketë institucion, intervenimi për largimin e ujërave në Trafo stacionin Interkonektiv në Drenas, evakuimin përmes barkave në fshatin Llapushnik, intervenimi në Spitalin Gjinekologjik në Çagllavic, evakuimin e qytetarëve në dy fshatrat Komunës së Fushë-Kosovës,   si dhe ofrimin e ndihmës përmes Njësive profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në nivel vendi”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi AME.

Kjo agjenci ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, ekipet e AME-së për kërkim shpëtim ne ujërat sipërfaqësorë, janë duke bërë  evakuimin e qytetarëve  në fshatin Nedakovc të komunës së Vushtrrisë. Ekipi i  AME-së është në përbërjen nga gjashta pjesëtar dhe dy barka shpëtimi.

AME gjithashtu në vazhdimësi është duke koordinuar intervenimet dhe aktivitet me institucionet relevante ne nivel Qendror dhe Lokal deri në përfundimin operacioneve dhe kthimin në gjendje normale.