Ekipet e shpëtimit kërkojnë Florijan Tabakun, i zhdukur gjatë mbledhjes së gështenjave në rajonin e Gjakovës

Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi në rajonin e Gjakovës, pas kërkesës nga Policia e Kosovës, për gjetjen e Florijan Tabaku nga Tropoja – person me nevoja të veçanta, i cili është raportuar i zhdukur që nga 20 tetori 2025, gjatë mbledhjes së gështenjave në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të SHKKSH-së, ekipet janë aktualisht në terren dhe po zhvillojnë kërkime intensive për lokalizimin e tij, pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike që po e bëjnë operacionin më të ndërlikuar.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të zonës që të ofrojnë çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në gjetjen e tij sa më shpejt./IndeksOnline/