75 Mall Live Search
08:40 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / MSH

Ekipet e ujësjellësit do të ndërhyjnë në disa rrugë të Prishtinës

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e saj do të intervenojnë në disa zona të kryeqytetit.

Ndërhyrja e ekipeve të mirëmbajtjes do të bëhet me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të ujësjellësit, shkruan IndeksOnline.

Rrugët në të cilat do të bëhet intervenimi janë: “Riza Dani”, “27 Nëntori”, “Jusuf Gërvalla”, “Gega”, “Afrim Kiqina”, dhe “Zef Lush Marku”.

Nga KRU “Prishtina” nuk është bërë e ditur nëse intervenimet mund të bëjnë që të ketë reduktime uji./IndeksOnline/