75 Mall Live Search
20:12 / E Hënë, 11 Janar 2021 / Blerim

Ekipet emergjente të komunës së Obiliqit të gatshme për intervenime në teren

Reshjet e vazhdueshme të shiut në komunën e Obiliqit, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale nëpër shtëpitë e disa familjeve si rezultat i vërshimeve, po ashtu, disa rrugë kanë mbetur të pakalueshme, rruga për në fshatin Graboc, rruga Plemetin-Hamidi, një pjesë e rrugës Palaj-Obiliq dhe rruga në Obiliqin e vjetër.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, gjatë ditës së sotme ka vizituar zonat e prekura nga vërshimet, njëkohësisht, ka njoftuar të gjithë qytetarët se ekipet e DSHPE-së, ndodhen në teren, në gjendje gatishmërie për intervenim, si dhe, ka kërkuar nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj situate.