Ekipi i Fulhamit, afër transferimit të yllit të Barcelonës për 18 milionë euro

Skuadra e Fulhamit është duke tentuar që ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për futbollistin e Barcelonës, Todibo.
Mbrojtësi francez nuk është në planet e Koemanit dhe po kërkon një skuadër të re, transmeton Indeksonline.
Sipas gazetarit, Miguel Rico Fulham ka ofruar 18 milionë euro për shërbimet e francezit.
Barcelona është duke e shqyrtuar këtë ofertë, së shpejti pritet t’i japë përgjigje definitive./Indeksonline/