75 Mall Live Search
06:49 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / MSH

Ekipi i Harris: Ka ende vota për t’u numëruar

Ekipi i fushatës së Kamala Harris ka dhënë një deklaratë të shkurtër, teksa po i afrohet fundit numërimi i votave.

“Kemi ende vota për të numëruar, kemi shtete që nuk janë thirrur”, tha ekipi i Harris.

Ish presidenti amerikan, Donald Trump kryeson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Deri më tani, Trump ka fituar 246 vota elektorale, sipas projeksioneve nga CNN.

Të njëjtat projeksione thonë se Kamala Harris ka fituar 182 vota elektorale.