75 Mall Live Search
14:27 / E Shtunë, 12 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Ekipi i Kosovës i të verbërve pjesëmarrës në turneun e Athinës

Sot në Athinë të Greqisë po mbahet turneu ndërkombëtar për personat e verbër, nën organizimin e Federatës së Futbollit të Greqisë.

Për herë të parë në një turne të tillë ka marrë pjesë edhe Kosova, e cila së fundmi e ka krijuar edhe ekipin kombëtar për të verbër.

Kosova ishte në grup me Greqinë dhe Hungarinë.

Në të dyja ndeshjet ekipi ynë pësoi humbje.

Në të parën kundër grekëve pësuan 3:0, derisa në ndeshjen e dytë me hungarezët 1:0.

E gjatë këtij turneu ekipin kombëtar të të verbërve e vizitoi edhe udhëheqësi i zyrës së Kosovës në Greqi, Fitim Kalludra.

Ai përgëzoi FFK-në për nismën e krijimit të ekipit kombëtar të të verbërve, derisa lojtarët dhe stafin e ekipit i inkurajojë të vazhdojnë të punojnë edhe në të ardhmen dhe të argëtohen me lojën e futbollit dhe krijimin e miqësive të reja.