75 Mall Live Search
14:27 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / AR

Ekipi i Kosovës nesër udhëton për në EYOF Banska Bystrica 2022

Ekipi i Kosovës për të rinj, që do të marrë pjesë në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Banska Bystrica 2022, do të udhëtojë nesër (e premte) drejt Sllovakisë.

Ekipi përbëhet prej 13 sportistëve, shtatë trajnerëve dhe një ambasadore e re olimpike.

Shef i misionit do të jetë Jeton Rudari. Në EYOF marrin pjesë sportistë të moshës 14-18 vjeç.

Ekipi do të udhëtojë me autobus, ndërsa nisja bëhet prej vendparkimit prapa Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim në ora 16:00.

EYOF-i mbahet prej 24-30 korrik 2022 në qytetin Banska Bystrica të Sllovakisë.

Lista: https://bit.ly/3olr0vC