75 Mall Live Search
16:03 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Ekipi i Kosovës nuk humb kohë, fillon menjëherë përgaditjet

Ekipi Olimpik i Kosovës ka filluar përgaditjet në Qendrën Skitare “Les Diablerets” në Lozanë.

Këto përgaditje janë duke u bërë për garat të cilat i presin këtë të rinj në lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

Dy skitarët tanëm Drin Kokaj dhe Era Shala gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar stërvitje nën urdhërat e trajnerëve Ferim Kollçaku dhe Bujar Turjakas.

Garat do të zhvillohen të dielën më 12 janar, ku garuesit nga Kosova do të garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom i madh./Indeksonline/.

Fotografia e Kosovo Olympic Committee
Fotografia e Kosovo Olympic Committee
Fotografia e Kosovo Olympic Committee