Ekipi i Milot Rashicës në krizë, rrezikon rënien nga Bundesliga/ Mainzi befason Bayern Munchen

Skuadra e Werder Bremen ka pësuar humbjen e radhës në Bundesliga. Bremen u mposht 3 me 1 nga Union Berlin në xhiron e 31-të.
Ekipi ku luan kosovari, Milot Rashica rrezikon rënjen nga Bundesliga pas kësaj humbje. Ata janë në pozitën e 14-të me 30 pikë, 4 më shumë se pozita e 17-të dhe një më shumë se pozita 16-të (playoffi).
Humbje të befasishme ka pësuar edhe kampioni aktual, FC Bayern Munchen. Bavarezët u mposhtën 2 me 1 nga skuadra e Mainzit.
Me këtë humbje, Bayernit i shtyhet festa e titullit edhe për një javë.
Ekipi i Hansi Flick mbetët në pozitën e parë me 71 pikë, 10 më shumë se RB Leipzig./IndeksOnline/